Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka njoftuar një vizitë zyrtare në Kinë, për të cilën ai ka theksuar se dallon nga vizitat e mëparëshme që kanë qenë “vizita pune”.

“I jam mirënjohës presidentit Xi Jinping për mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë përherë -politikisht, ekonomiisht dhe në çdo kuptim tjetër.

Dhe mendoj se vizita mund të jetë historike për vendin tonë. Ne jemi shumë të vegjël që kjo vizitë të jetë historike për Kinën, por do të jetë për ne”, është shprehur Vuçiç nga qyteti i Merosinës.

Presidenti serb ka riafirmuar parimin e Një Kine si pjesë e politikës së jashtme serbe, në referim siç u shpreh ai të ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së.