Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklarata të forta gjatë pjesëmarrjes së tij në podcastin The Rest Is Politics, duke folur për ato që i konsideron sulme personale dhe shpifje ndaj tij.
Vuçiç tha se kundërshtarët politikë përdorin narrativë ekstreme për ta diskredituar, duke sulmuar origjinën e tij familjare dhe duke e përzier me motive etnike. “A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Madje thonë se babai yt nuk është babai yt, sepse nëna jote ka tradhtuar babain e supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, u shpreh Vuçiç.
Deklaratat e presidentit serb pritet të shkaktojnë reagime të forta në opinionin publik dhe mund të kenë pasoja në nivel diplomatik, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajonin e Ballkanit.
