Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus ka qenë situata në rajonin e Ballkanit.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Kremlini, gjatë kësaj bisede janë diskutuar çështje të rëndësishme si Kosova dhe të drejtat e Republikës Srpska, entiteti vetëqeverisës brenda Bosnje dhe Hercegovinës.

Në përfundim të bisedës, dy liderët kanë rënë dakord të vijojnë komunikimin dhe kontaktet mes tyre edhe në të ardhmen.