Youtube ka rënë dakord qetë paguajë 24.5 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që presidenti amerikan Donald Trump ngriti në vitin 2021. Padia erdhi pasi platforma pezulloi kanalin e Trump pas sulmit të 6 janarit në Kapitol, pasi republikani humbi zgjedhjet ndaj Joe Biden.
Trump e ngriti padinë duke thënë se platforma kishte akumuluar një përqendrim të madh të pushtetit, pjesës së tregut dhe aftësisë për të diktuar diskursin publik të kombit amerikan. YouTube tha se e kishte pezulluar kanalin e Trump sepse kishte shkelur politikat e faqes së internetit kundër nxitjes së dhunës.
Youtube është e më fundit nga një sërë kompanish teknologjike që i kanë bërë një pagesë miliona dollarëshe presidentit për vendimet e kaluara në lidhje me llogaritë e tij në mediat sociale.
Zhvillimi i fundit vjen vetëm një javë pasi YouTube njoftoi se do të lejojë llogaritë e personave që dikur ishin ndaluar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me Covid-19 dhe zgjedhjet presidenciale të SHBA të vitit 2020 të. Në një njoftim YouTube tha se i vlerëson zërat konservatorë në faqen e tij dhe për pezullimin fajësoi presionet nga administrata e ish-presidentit Joe Biden.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, zgjidhi një padi të ngjashme me Trump në janar për 25 milionë dollarë, dhe platforma e mediave sociale X, më parë Twitter, zgjidhi një tjetër për 10 milionë dollarë në shkurt.
Pjesa më e madhe e pagesës nga padia e Metës do të shkojë në fondin e bibliotekës presidenciale të Trump. Ndërkohë të ardhurat nga Youtube do të shkojnë për restaurimin dhe ruajtjen e parkut National Mall dhe për ndërtimit të sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë.