Një vajzë që kishte zhdukur pa lënë gjurmë për 32 vite në një qytet të vogël në Arizona është gjetur e gjallë, duke vënë pikën mbi një nga rastet më të vjetra të pazbardhura në histori.
Bëhet fjalë për Christina Marie Plante, e cila tani është 44 vjeçe dhe u identifikua këtë javë nga autoritetet, duke i dhënë fund një çështjeje që kishte mbetur e hapur për dekada.
Ajo ishte parë për herë të fundit më 15 maj 1994, në moshën 13-vjeçare, teksa largohej nga shtëpia e saj në Star Valley për t’u drejtuar drejt stallës së kuajve, dhe që atëherë ishte zhdukur pa gjurmë. Zhdukja e saj u konsiderua si një rast i rrezikshëm dhe i dyshimtë, duke shkaktuar një operacion të gjerë kërkimi nga policia, vullnetarët dhe komuniteti lokal. Megjithatë, për shumë vite nuk u gjet asnjë gjurmë konkrete dhe rasti u klasifikua si “cold case”.
Rasti u rihap nga zyra e Sherifi i Qarkut Gila, e cila, përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe teknikave të avancuara hetimore, arriti të bëjë një përparim vendimtar.
Pas më shumë se tre dekadash, autoritetet konfirmuan se Plante është gjendur e gjallë dhe identiteti i saj është verifikuar zyrtarisht. Për arsye privatësie dhe mirëqenieje, detaje të tjera mbi rastin nuk janë bërë publike.
Autoritetet nënvizojnë angazhimin e tyre për zbardhjen e rasteve të tjera të pazgjidhura dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me çdo informacion të mundshëm./THESUN
