Një arkivol bosh u gjet  para pak ditësh pranë koshave të plehrave ku depozitohen mbetjet prej qelqi e plastike në Rione Isola në Vercelli të Italisë.

Fotoja u postua në  Facebook nga ish kryetari i bashkisë dhe bëri xhiron e rrjetit duke ngjallur indinjatë dhe shqetësim te banorët.

Arkivoli u hoq dhe menjëherë filluan hetimet për të zbuluar se kush  e kishte lënë aty.

Pas hetimeve policia bashkiake tha se arkivoli ishte një artikull i blerë nga një grup miqsh për përgatitjen e festës së Halloween-it.