Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sot homologut rus Vladimir Putin se Ankaraja mbështet përpjekjet për vendosjen e një paqeje të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve.
Sipas njoftimit të presidencës turke, Erdogan ka theksuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet e procesit dhe se Turqia ka kërkuar që nga fillimi i luftës një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Në reagimin e Moskës për bisedën telefonike, Kremlini bëri të ditur se Putin ka shprehur mirënjohje për rolin e Turqisë në lehtësimin e bisedimeve mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas në Stamboll.
