Shkencëtarët e Breakthrough Listen dhe NVIDIA kanë krijuar një sistem inteligjence artificiale që mund të zbulojë sinjale misterioze nga hapësira 600 herë më shpejt se teknologjitë ekzistuese. Sistemi është instaluar në Allen Telescope Array në Kaliforni dhe arrin të analizojë në kohë reale sasi gjigante të dhënash për të identifikuar Fast Radio Bursts (FRBs).
Kjo teknologji e re jo vetëm që punon më shpejt, por është edhe më e saktë, duke ulur gabimet 10 herë dhe duke rritur ndjeshmërinë për sinjale të papritura. “Ky është një ndryshim epokal në mënyrën si kërkojmë fenomene të shpejta në kozmos”-tha Peter Ma, studiues në UC Berkeley.
Në testet e para, AI-ja arriti të përpunojë 86 gigabit për sekondë dhe të kapë impulse gjigante nga Pulsari i Gaforres, një nga burimet më të fuqishme në univers. Ky mund të jetë hapi më i madh drejt zbulimit të jetës jashtëtokësore që kemi parë ndonjëherë.



