Është zbuluar për herë të parë se cili ishte astronauti që pati probleme shëndetësore në stacionin ndërkombëtar hapësinor, që detyroi NASA-n të kryente evakuimin e parë mjekësor në historinë e saj
Mike Fincke u identifikua vetë si astronauti I cili ishte I sëmurë, gjë që solli përfundimin e parakohshëm të misionit.
Në një deklaratë me shkrim, veterani 58-vjeçar i fluturimeve hapësinore zbuloi se ishte anëtari i sëmurë i ekuipazhit muajin e kaluar në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Ai nuk zbuloi se çfarë problem kishte, por shpjegoi se gjendja e tij u stabilizua shpejt falë shokëve të tij të ekuipazhit dhe kirurgëve në tokë.
Fincke u nis me tre të tjerë në një fluturim SpaceX verën e kaluar. Misioni i tyre përfundoi para kohe më 15 janar, një javë pasi ai përjetoi atë që ai e quajti një “ngjarje mjekësore që kërkonte vëmendje të menjëhershme” nga kolegët e tij astronautët. Shqetësimi shëndetësor detyroi gjithashtu anulimin e një shëtitjeje hapësinore të planifikuar nga Fincke dhe një astronaut tjetër i NASA.
Fincke kishte thënë më parë se aparatura me ultratinguj e stacionit hapësinor i ishte e dobishme gjatë krizës mjekësore.
Ai theksoi se situata e tij nuk ishte një emergjencë, por se të gjithë donin “të përfitonin nga imazheria e avancuar mjekësore që nuk ishte e disponueshme në stacionin hapësinor”.
Fincke, një kolonel në pension i Forcave Ajrore i cili u bë astronaut në vitin 1996, ka regjistruar 549 ditë në hapësirë gjatë katër misioneve.
