Donald Trump dhe Joe Biden pritet të takohen javën e ardhshme në Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate zyrtare, presidenti në detyrë dhe presidenti i zgjedhur do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën.

“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

Sipas mediave përtej Atlantikut, rethi i brendshëm i Trump po shtyn që takimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë ideale brenda javës së ardhshme.

Pas fitores së Trump, presidenti Biden e mori atë në telefon për ta uruar dhe po ashtu e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për një takim në zyrën Ovale për t’u përgatitur për tranzicionin. Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit.