Një variant i ri i koronavirusit me një numër të lartë mutacionesh është zbuluar në Britaninë e Madhe.

“Mutacioni BA.2.86 u identifikua dje në Britaninë e Madhe tek një individ që nuk kishte histori udhëtimi së fundmi”, tha Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore.

“Kjo do të thotë se tashmë mund të ketë transmetime të mutacionit midis britanikëve”, shtoi agjencia.

BA.2.86 u zbulua për herë të parë në Danimarkë më 24 korrik, dhe më 31 korrik, në të njëjtën ditë kur u zbulua në Izrael.

Një rast i BA.2.86 u zbulua gjithashtu në SHBA, në fillim të këtij muaji.

Varianti thuhet se është gnomikisht i largët nga paraardhësi i tij i mundshëm, varianti BA.2, i mbiquajtur “stealth Omicron”.