Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar presidentin kolumbian Gustavo Petro për një takim në Shtëpinë e Bardhë, pas një periudhe tensionesh, gjatë së cilës Trump e akuzoi Kolumbinë për trafik kokaine dhe kërcënoi me mundësinë e ndërhyrjes ushtarake.

Telefonata mes të dy udhëheqësve, e zhvilluar të mërkurën, ka shënuar një rënie të papritur të tensioneve pas një kërcënimi të Trump për një operacion ushtarak në Kolumbi, pas operacioneve të SHBA-së në Venezuela. Gjatë bisedës, të dy liderët kanë diskutuar për “situatën e drogës” dhe për disa mosmarrëveshje të tjera që kanë ndodhur mes dy vendeve.

Trump e ka vlerësuar telefonatën me Petro, duke thënë se e kishte parë si një mundësi për të arritur marrëveshje për të përmirësuar situatën. Ai ka shtuar se do të takojë Petron në Uashington, por ende nuk është caktuar një datë për takimin.

Në të njëjtën kohë, Petro ka ftuar qytetarët kolumbianë për protesta në shenjë mbrojtjeje të sovranitetit të vendit, pas kërcënimeve të Trump. Gjatë një fjalimi pas telefonatës, ai theksoi se ishte e nevojshme të ruhej dialogu dhe që të shmangeshin përshkallëzimi i tensioneve.

Për momentin, nuk dihet ende nëse ky zhvillim do të çojë në një marrëveshje të qëndrueshme për luftën kundër drogës dhe sigurinë rajonale, por është një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.