“Presidenti rus Vladimir Putin mund të vendosë të mos mbajë zgjedhje presidenciale vitin e ardhshëm, sepse do të fitojë “qartësisht”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmeve RBC.

Putin pritet të shpallë kandidaturën për një mandat të gjashtë presidencial. Ndryshimet kushtetuese të paraluftës i lejojnë atij të qëndrojë president deri në vitin 2036.

“Edhe pse zgjedhjet janë një kusht i demokracisë dhe vetë Putini vendosi t’i mbajë ato, teorikisht është e mundur që të mos mbahen. Sepse tashmë është e qartë se Putini do të zgjidhet”, tha Peskov.