Moska ka publikuar një reklamë satirike për Krishtlindje në televizionin shtetëror, e cila përshkruan një version ironik të politikës europiane, duke e lidhur çdo problem në Bashkimin Europian me presidentin rus Vladimir Putin.

Spotin, i cili është një kritikë ndaj politikës perëndimore, e hap Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i paraqitur si Babagjyshi i Vitit të Ri, veshur me ngjyrat e Ukrainës dhe duke shfaqur simbole të saj.

Në video, politikanë dhe gazetarë evropianë, të redaktuar dixhitalisht, marrin pjesë në një ngjarje muzikore të Krishtlindjeve, ku në mënyrë sarkastike përsërisin se çdo problem – nga kriza energjetike te pasiguria sociale – është “faji i Putinit”. Reklama përdor imazhe të fatura të larta energjie, familje të varfra dhe emigrantë të ulur nën pemën e Krishtlindjeve për të nxjerrë në pah pasojat e krizës.

Spotin kulmon me një imazh të Zelensky, i cili vjedh dhuratat e fëmijëve dhe i sheh kamerën me ironi, përpara se të vijë mesazhi që edhe kjo “është për shkak të Putinit”. Videoja mbyllet me një familje evropiane që shikon televizor, ku komentatorët përsërisin të njëjtën narrativë, duke i bërë thirrje europianëve të mbajnë besimin te “Babagjyshi i Vitit të Ri”.