Nëse NATO e Perëndimi nuk ndërhyjnë në kohë, populli ukrainas do e pësonte rëndë. Këto janë fjalët e Presidentit Vlodymyr Zelensky, i cili gjithashtu paralajmëroi se Rusia dëshiron që ukrainasit të ‘ndihen si kafshë’ ndërsa i kërkoi NATO-s dhe Perëndimit të veprojnë dy javë pasi Moska filloi një pushtim të gjithanshëm të atdheut të tij – dhe shtoi se Putini ‘po shkon drejtpërdrejt në ferr’.

“Ata duan që ne të ndihemi si kafshë sepse bllokuan qytetet tona, qytetet më të mëdha në Ukrainë dhe i bllokuan sepse nuk duan që njerëzit tanë të marrin ushqim apo ujë”, tha ai në një intervistë për Sky Neës.

‘Ne nuk mund ta ndalojmë të gjithë këtë vetëm. Vetëm nëse bota do të bashkohet rreth Ukrainës.

‘Mos prit që unë të të kërkoj disa herë, një milion herë, të mbyllësh qiellin. Duhet të na telefononi dhe tu thoni “më fal që nuk e bëmë dje”, njerëzve tanë që humbën fëmijët e tyre’.

‘Bota nuk bëri asgjë. Më vjen keq, por është e vërtetë. Në të ardhmen, do të jetë shumë vonë. Ata do të mbyllin qiellin, por do të humbasin miliona njerëz [ndërsa presin]’.

Qeveritë perëndimore deri më tani kanë kundërshtuar thirrjen gjithnjë e më të dëshpëruar të Zelenskit për shpalljen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, nga frika se kjo do të shkaktonte një konflikt me Rusinë e armatosur me armë bërthamore.