Ukraina ka rënë dakord për kushtet me Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen për mineralet e rralla, bën me dije një burim i qeverisë ukrainase për BBC. Nga pala amerikane ende nuk ka një konfirmim.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, pas javësh shkëmbimesh gjithnjë e më të tensionuara. Po sipas të njëjtit burim, Volodymyr Zelensky planifikon të udhëtojë në Uashington të premten për të takuar Donald Trump. Data e takimit ‘kokë më kokë’ është propozuar nga pala amerikane.

Marrëveshja vjen pasi SHBA pretendon se Ukraina i detyrohet përafërsisht 500 miliardë dollarë, nga ndihmat e marra nga shteti amerikan gjatë luftës 3-vjeçare me Rusinë.