Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar aleatëve të reagojnë me vendosmëri ndaj “shantazhit” të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili kërcënoi se do të godiste Kievin me një raketë të re balistike.
Në fjalimin e tij të përditshëm, i transmetuar në rrjetet sociale, Zelensky theksoi se çdo formë shantazhi nga Rusia duhet të përballet me një përgjigje të prerë dhe të fuqishme nga shtetet perëndimore dhe aleatët e Ukrainës. Kërcënimi i Putinit vjen pas intensifikimit të tensioneve dhe sulmeve ndaj Ukrainës, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.