Ndërkohë Sergei Lavrov flet në Moskë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re.
Ai pretendon se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, por thotë se bombardimet e qyteteve nga Rusia nuk kanë pushuar që nga mesnata.
Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë – në shënjestrimin e zonave civile – tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit të Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur veç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.
Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend, të regjistruar 2 vite më parë. “Por tani na ka sulmuar një virus tjetër”, tha ai.
Sikurse është raportuar edhe në mediat ndërkombëtare, Zelensky tha se Rusia ka ndryshuar taktik dhe po bombardon edhe objekte civile, pasi e kuptoi se rezistenca ukrainase i hoqi nga duart “fitoren e shpejtë” që kishte parashikuar.
Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim për krime të mundshme lufte, me Rusinë të akuzuar për bombardimin e civilëve.