Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi ndërhyrjen ruse në hapësirën ajrore të Estonisë.

Ai tha se ky veprim ishte një tjetër masë destabilizuese e papranueshme nga Moska, duke e quajtur incidentin “skandaloz”.

“Avionët luftarakë rusë kanë shkelur përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja”, tha Zelensky.

Me tej u shpreh: “Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, tha Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.