Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se sanksionet kundër Rusisë, të vendosura nga SHBA dhe BE përbëjnë një “hap shumë të rëndësishëm”,
Gjatë mbërritjes së tij në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin evropian, Zelensky tha se shpreson që kjo masë e re të ketë efekt.
“E prisnim këtë dhe shpresojmë që të ketë efekt, është shumë e rëndësishme,”, iu përgjigj Zelensky një pyetjeje lidhur me sanksionet evropiane dhe amerikane që synojnë sektorin rus të naftës.