Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u është drejtuar ushtarëve rusë pas sulmit të sotëm me raketa në ditën e fundit të vitit.

“Lideri juaj dëshiron të tregojë se ka ushtrinë pas tij, se ai po udhëheq. Por ai thjesht fshihet. I fshehur pas ushtrisë, pas raketave, pas mureve të rezidencave dhe pallateve të tij…”, u shpreh Zelensky duke iu referuar presidentit Putin.