Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar kundër idesë që vendi i tij të marrë një status të ndërmjetëm në Bashkimin Evropian, pa të drejtë vote dhe pa anëtarësim të plotë.
Në një deklaratë publike, Zelensky theksoi se Ukraina duhet të jetë pjesë e BE-së me të gjitha të drejtat e plota që gëzojnë vendet anëtare, duke kundërshtuar propozimin e kancelarit gjerman për një model “anëtari të asociuar”.
Sipas tij, Evropa nuk mund të konsiderohet e plotë pa Ukrainën dhe çdo formulë që e lë Kievin pa zë në vendimmarrje do të ishte e padrejtë.
Në letrën drejtuar liderëve evropianë, Zelensky u shpreh se procesi i zgjerimit po zvarritet dhe se Ukraina nuk duhet të mbahet në një “dhomë pritjeje” përpara se të marrë statusin e plotë të anëtarësimit në BE.
