Greqia voton. Një e moshuar ka marrë vëmendjen e mediave teksa votonte në Serres. Kjo sepse teksa votonte, u mor në intervistë dhe tha se shpresonte që kjo të ishte hera e fundit që votonte.
Gazetari mbeti në një moment, e i tha “jo pse të jetë e fundit”, e më pas i ka uruar edhe zgjedhjet e ardhshme.
Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.