Një alarm për bombë në ambasadën e Moldavisë në qendër të Brukselit shkaktoi evakuimin e zgjedhësve dhe zyrtarëve të dielën, ndërsa më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një rrezik të rremë.

Dy zyrtarë, të cilët folën për Politico në kushte anonimiteti, thanë se policia belge ndërhyri menjëherë pas njoftimit, por gjatë kontrollit nuk u gjet asnjë provë që të mbështeste dyshimet për një mjet shpërthyes.

Ambasada e Moldavisë në Bruksel ishte kthyer gjatë ditës në një qendër votimi, ku mijëra moldavë që jetojnë në kryeqytetin belg kishin hedhur votën e tyre. “Këto janë të njëjtat taktika për të cilat kemi paralajmëruar tentativa për të penguar votuesit,” deklaroi një nga zyrtarët pas ngjarjes.

Pas verifikimeve dhe dhënies së dritës jeshile nga autoritetet, procesi i votimit rifilloi normalisht në ambasadë.