Michelle Wylie i ka kaluar katër vitet e fundit duke u përpjekur të hamendësojë identitetin e një të ftuari të paftuar në dasmë, i cili shihet në fotot e bëra në ditën e saj të veçantë. Dhe tani, falë fuqisë së rrjeteve sociale, misteri i saj martesor më në fund është zgjidhur. “Gjithmonë në mendjen time, kush ishte ai dhe pse ishte aty?” tha Wylie, 38 vjeçe, nga Mbretëria e Bashkuar, për djalin e panjohur në dasmën e saj në nëntor 2021.
“Të zbulosh përfundimisht pas gjithë kësaj kohe është diçka e veçantë.” Ajo kontaktoi krijuesin e përmbajtjes Dazza duke i kërkuar që t’i vendoste fotot në të gjitha platformat e tij. “Dazza e postoi dhe brenda dy orësh e gjetëm”, u shpreh me entuziazëm Wylie. Burri ishte Andrew Helliman i cili kishte shkuar në dasmën e gabuar.