Një sasi e konsiderueshme çokollatash KitKat është zhdukur në Evropë, pasi një kamion që i transportonte u vodh gjatë rrugës, njoftoi Nestlé.
Sipas kompanisë, bëhet fjalë për rreth 12 tonë çokollata, ose 413,793 njësi të një linje të re produktesh, të cilat po transportoheshin nga Italia drejt Polonisë. Automjeti nuk arriti kurrë në destinacion, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të kamionit apo ngarkesës.
Nestlé bëri të ditur se produktet e vjedhura mund të identifikohen përmes një kodi unik serie, duke u bërë thirrje kujtdo që i has ato të kontaktojë kompaninë.
