Themeluesi i “Alibaba”, Jack Ma është larguar në mënyrë misterioze nga emisioni që krijoi vetë.

 Mediat e huaja shkruajnë se shkak për largimin e miliarderit nga juria e “Heronjtë e Biznesit të Afrikës” janë bërë kritikat që i bëri qeverisë.

Miliarderi u zëvendësua si gjyqtar në finalen e “Heronjëve të Biznesit në Afrikë” nga një person tjetër. Finalja e emisionit u zhvillua në muajin nëntor, ku edhe Jack Ma nuk i kurseu kritikat kundrejt rregullatorëve të Kinës dhe të bankave të tij.

Gjithashtu miliaderi që nga muaji nëntor nuk është parë më në publik dhe as në rrjetet sociale nuk ka postuar.

Në fund të muajit dhjetorit, rregullatorët kinezë nisën një hetim antitrust ndaj Alibaba, kompania më e madhe e tregtisë “online”. Kina gjithashtu vendosi disa regullatorë të rinj që bllokuan marrëveshjen mes kompanisë “Ant Group” dhe qeverisë kineze.

Jack Ma tha se ishte i gatshëm t’i jepte qeverisë kineze çdo platformë të grupit të tij, me një ofertë fillestare prej 37 miliard dollarësh. Por pas dështimit të marrëveshjes, Ma kritikoi publikisht sistemim regullator financiar të Kinës gjatë një konference në Shangai.