Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri që shpërthyen mesditën e së martës në një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë. Zjarri është përhapur deri në rajonin e Marmarasë, ku aktualisht raportohen të paktën dy vatra aktive në Çanakkale.

Për shkak të flakëve, autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e shtatë vendbanimeve, ndërsa katër persona janë dërguar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Në terren po punojnë 400 zjarrfikës me 100 automjete, si dhe 21 mjete ajrore, por përpjekjet po pengohen nga erërat e forta që fryjnë në zonë.

Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, por po hetohet mundësia që të jetë shkaktuar nga një zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike.

Sipas guvernatorit të Tekirdagut, Recep Soyturk, situata mbetet kritike, ndërkohë që prej fundit të qershorit në Turqi janë regjistruar mesatarisht 77 zjarre në ditë.