Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e shtetit të Greqisë. Raportohet se flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore në Neochor, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë.
Ndërkohë si pasojë e situatës, një mesazh nga 112 iu dërgua banorëve të zonave të Neochorit dhe Ktismatës për t’u evakuuar në zonën e Delvinaki.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa raportohet se nuk ka zona banimi të kërcënuara nga zjarri.
