Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në Via Chiaia në Napoli, duke përfshirë Teatrin Sannazaro, një nga institucionet kulturore më të njohura të qytetit.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas një mundimi të madh arritën të shuanin flakët, por incidenti ka shkaktuar djegie të lehta për katër persona, të cilët janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Sipas informacioneve të para, kupola e teatrit është shkatërruar plotësisht, ndërsa disa ndërtesa ngjitur kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Përveç dëmeve materiale, dëshmitarët raportojnë se një re e madhe tymi ka mbuluar zonën, duke shkaktuar panik mes banorëve.

“Kemi qenë zgjuar që nga ora 5. Ka një re të madhe tymi,” thanë disa prej tyre, të cilët panë flakët që përhapej me shpejtësi. Hetimet për shkakun e zjarrit po vazhdojnë.