Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Oregon të Shteteve të Bashkuara janë duke u larguar nga zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë Paqësorin Veriperëndimor, thanë autoritetet.


BBC shkruan se  zjarret po ndiqen nga erërat e forta dhe thatësira si dhe po trajtohen si zjarrvënie e dyshuar.



Sipas guvernatores së shtetit, Kate Brown, numri i saktë i viktimave ende nuk dihet, edhe pse janë konfirmuar katër. Ato përfshijnë një djalë 12 vjeç dhe gjyshen e tij.


Ndërkohë më shumë se 100 zjarre aktualisht janë duke djegur 12 shtete perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



“Ne nuk kemi parë kurrë këtë sasi zjarresh në shtet. Kjo nuk do të jetë një ngjarje e njëhershme. Për fat të keq, është zile e së ardhmes. Ne jemi duke ndjerë ndikimet akute të ndryshmeve të klimës”, tha Brown.


Një nga zjarret më shkatërruese, Almeda, i cili filloi në Ashland, afër kufirit me Kaliforninë, është duke u trajtuar nga policia si i dyshimtë. Më të goditurat janë Oregoni, Kalifornia dhe Uashingtoni.