Një seri zjarresh të fuqishme kanë përfshirë shtetin e Uashingtonit në SHBA, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Situata më e rënduar paraqitet në zonën pranë qytetit Spokane, ku flakët kanë djegur mijëra hektarë tokë. Për shkak të përmasave të zjarreve, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë angazhuar Gardën Kombëtare për të mbështetur operacionet e zjarrfikësve dhe evakuimin e banorëve.
Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për zjarrin më të madh që ka goditur rajonin në më shumë se 30 vjet, ndërsa shkaqet e shpërthimit të flakëve janë ende nën hetim.
Mediat e huaja raportojnë se zjarri i njohur si “Old Trails”, i cili ka djegur mbi 3,500 hektarë sipërfaqe, është një nga tre vatrat kryesore që kanë përfshirë rajonin e Spokane. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar nga erërat e forta dhe kushtet e thata atmosferike.
Së bashku me zjarret “Fairview” dhe “Autumn Lane”, autoritetet i kanë grupuar vatrat nën emërtimin “Spokane Complex Fire”.
Në total, tre zjarret kanë përfshirë rreth 5,400 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar ose dëmtuar rreth 600 ndërtesa, mes tyre dhjetëra banesa.
Operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë urdhrat e evakuimit dhe të shmangin zonat e rrezikuara deri në normalizimin e situatës.
Around 700 buildings have been destroyed by wildfires in Washington state, and thousands of people have been evacuated
— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2026
The most severe situation has developed near the city of Spokane, where the fire has burned more than 1,700 hectares. Authorities declared a state of emergency… pic.twitter.com/AHI1lcga9j
