Policia ka identifikuar katër prej viktimave të zjarrit tragjik në barin Le Constellation në Crans-Montana, Zvicër, në natën e Vitit të Ri. Bëhet fjalë për dy vajza zvicerane, 21 dhe 16 vjeç, dhe dy djem zviceranë, 18 dhe 16 vjeç, të cilat janë kthyer te familjet e tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se identifikimet u mundësuan nga puna e policisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore të kantonit Valais.
Zjarri ka shkaktuar vdekjen e 40 personave dhe ka plagosur 119 të tjerë, ndërsa identifikimi i viktimave të mbetura vazhdon. Familjet e personave të zhdukur presin ende informacion për të afërmit e tyre.
