Zvicra po shqyrton heqjen e statusit civil “i divorcuar” nga formularët zyrtarë, me argumentin se divorci është një çështje ligjore e përfunduar dhe nuk duhet të regjistrohet administrativisht gjatë gjithë jetës.

Qeveria zvicerane ka mbështetur nismën e deputetes liberale Nadine Gobet, e cila kundërshton detyrimin që personat e divorcuar të deklarojnë këtë status edhe shumë vite pas përfundimit të martesës.

Gobet propozon që personat e divorcuar të rikthehen në kategorinë “beqar/e” në formularët zyrtarë.

Tani propozimi i kalon Parlamentit zviceran për shqyrtim. Nëse miratohet, do të nisë procesi për ndryshimet e nevojshme ligjore.