Plani për mot të ftohtë është aktivizuar në Gjenevë që nga dita e djeshme. Përballë rënies së ndjeshme të temperaturave dhe rikthimit të erës nga veriu, Qyteti i Gjenevës ka vendosur ta zgjasë këtë plan, i cili u aktivizua të dielën, deri më 12 janar. Masat përfshijnë hapjen e hapësirave shtesë për strehim emergjent dhe dyfishimin e patrullave të natës në terren.
Me temperatura që zbresin deri në -6 gradë Celsius, i ftohti ndihet fort në rrugët e Gjenevës.
Në këto temperatura ekziston rreziku i hipotermisë: trupi i njeriut nuk është i projektuar për të qëndruar jashtë për disa orë,” shpjegon Sami Ben Salah, punonjës social i Qytetit të Gjenevës, të hënën gjatë edicionit informativ të orës 12:45.
Në rrugët e qytetit, Sami Ben Salah dhe një nga kolegët e tij u ofrojnë personave të pastrehë që takojnë një vend të ngrohtë për të kaluar natën.
Ata gjithashtu i inkurajojnë të telefonojnë në një linjë të dedikuar emergjente, pasi që nga 29 dhjetori janë hapur 80 vende shtesë për strehim.
“Njerëzit janë të lumtur që mund të strehohen, veçanërisht kur temperaturat bëhen vërtet ekstreme,” thekson Claudio Gramenzi, komandant i Mbrojtjes Civile të qytetit.
