Maqedonia e Veriut ka regjistruar sërish shifra të larta të prekurish me Covid-19.
Mediat vendase bëjnë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 205 raste të reja me Coronavirus, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë.
Sipas raporteve të publikuara numri total i të prekurve ka shkuar në 7777.
Po ashtu, numri i viktimave nga COVID-19 deri më tani ka shkuar në 368.