Beogradi vijon të jetë i ndezur nga protesta të shumta të mijëra njerëzve kundër vendimit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të ndaluar qarkullim për shkak të Covid-19


Qyteti duket se është kthyer në një shesh beteje mes forcave të policisë dhe protestuesve.


Në një video të publikuar së fundmi duket dhuna brutale e policisë serbe ndaj qytetarëve.


Një grup i madh policësh serbë shtrijnë në tokë një protestues duke e qëlluar brutalisht me shkopinj gome në mes të rrugës.


Presidenti Aleksandër Vuçiç nga ana e tij, e cilësoi situatën në kryeqytetin serb “alarmante” dhe “kritike” por vendosi që të tërhiqej nga masat shtrënguese për shkak të Coronavirius.