Dashi
Ky qiell është i bukur për beqarët, mund të bëni për vete një person të këndshëm. Në punë favorizohen kontaktet dhe bashkëpunimet e reja.
Demi
Kohët e fundit keni pasur shumë grindje me partnerin tuaj, por këtë të hënë ka mundësi të rikuperoni. Presioni në punë ndihet, por mundi juaj do të shpërblehet.
Binjakët
Duhet kujdes më i madh në marrëdhëniet ndërpersonale, përndryshe rrezikoni të lëndoni ndjeshmërinë e të tjerëve. Në punë, nëse keni një negociatë në zhvillim, vini në peshore të gjitha të mirat dhe të këqijat.
Gaforrja
Këtë të hënë, Hëna është në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe bën thirrje për kujdes. Në punë bëhuni gati, mund të keni një intervistë të rëndësishme.
Luani
Kjo fillim jave duket të jetë interesante për ndjenjat, mund të çliroheni nga një barrë. Marzhe interesante fitimi janë të mundshme në punë.
Virgjëresha
Në dashuri, kjo e hënë ka pak nervozizëm, më mirë të shtyni gjithçka për të martën 29. Tension edhe në punë, numëroni deri në dhjetë para se të dilni me “shpatë”.
Peshorja
Këtë ditë të parë të javës, një person në shenjën Luani ose Shigjetari mund t’ju intrigojë. Në punë, mund të seleksiononi marrëdhëniet që nuk i konsideroni të përshtatshme për nivelin tuaj.
Akrepi
Këtë të hënë, një angazhim familjar mund t’ju duket mjaft i rëndë. Në punë ka një dëshirë të fortë për ndryshim.
Shigjetari
Nëse jeni vetëm, shikoni përreth dhe mos u mbyllni në shtëpi! Kjo fillim javë është interesante në punë, favorizohen bashkëpunime të reja.
Bricjapi
Në dashuri, çiftet që janë të lidhur prej kohësh kanë vendosur të provojnë sërish duke u dhënë vetes shanse të reja. Lajme vijnë në punë.
Ujori
Në dashuri jeni në kontroll të situatës dhe nëse ka diçka që nuk ju përshtatet, nuk do të hezitoni ta bëni zërin tuaj që të dëgjohet. Kënaqësi e veçantë vjen në punë deri në dhjetorin që po afron.
Peshqit
Marrëdhëniet tuaja të preferuara duket se janë ato me kohë të pjesshme. Në punë, nëntori përfundon në një mënyrë disi të çuditshme, si ajo shprehja “dhe telashet nuk kanë të sosur”