
Dashi
Jeta juaj në çift do ketë disa pengesa të vogla gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni mirë në krahët e atij që keni në krah dhe nuk do i shmangni dot debatet. Beqarët do mbyllen në vetvete dhe nuk do pranojnë kurrsesi ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni një riorganizim te situatës dhe të ulni për pak kohë shpenzimet.

Demi
Sot do ndizet drita jeshile në jetën tuaj në çift dhe mund t’i shprehni pa dorashka të gjitha ato që ndieni. Atmosfera do jetë aq e këndshme sa emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët do kenë disa takime të rëndësishme të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj bëni shumë kujdes.

Binjakët
Duhet të tregoheni shumë të duruar dhe të matur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, përndryshe do lindin probleme te mëdha të cilat me zor do zgjidhen. Pranoni herë pas here të toleroni. Beqarëve do fillojë t’iu rrahë zemra fort në momentin që ata më pak e presin. Financat do jenë problematike. Nuk duhet tepruar me shpenzimet dhe në rast nevoje duhet kërkuar ndihmë.

Gaforrja
Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah dhe nuk do ndodhë asgjë e keqe. Beqarët do iu japin prioritet miqve dhe nuk do e kenë mendjen për të krijuar një lidhje. Sektori i të ardhurave do jetë akoma më i privilegjuar së më parë. Do iu jepet mundësia edhe për të shlyer borxhet e marra prej kohësh.

Luani
Ne përgjithësi klima yjore do jetë e ngrohtë sot. Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit tuaj dhe do argëtoheni pa fund. Gjithë kohën e lirë ai do ua kushtojë juve. Beqarët nuk duhet të nxitohen të krijojnë menjëherë një lidhje me persona që sapo i kanë njohur sepse do kenë zhgënjime më vonë. Në planin financiar duhet të reflektoni mirë para se të bëni çdo lloj shpenzimi.

Virgjëresha
Ndikimi i planetëve nuk do jetë aspak negativ në jetën tuaj në çift sot. Do e dini mirë se çfarë të bëni që të ruani një klimë sa më harmonike dhe të mos keni debate. Beqarët duhet të pranojnë ftesa, por jo të nxitohen për të marrë vendime. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Jo vetëm që do kryeni të gjitha shpenzimet e menduara, por do hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja
Do filloni të mendoni për projekte të përbashkëta me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe të bëni edhe plane për një të ardhme. Bashkëpunoni dhe bëni atë që është me e mira e të dyve. Beqarët do e kenë të pamundur ta gjejnë princin e kaltër. Të ardhurat do jenë delikate. Verifikoni njëherë situatën para se të kryeni çfarëdo lloj shpenzimi.

Akrepi
Ka mundësi që qielli i dashurisë të jetë i zymtë gjatë kësaj dite. Nuk do kuptoheni mirë me atë që keni në krah dhe herë pas here do debatoni fort. Beqarët do i joshin të gjithë personat që do kenë pranë pa menduar se ata mund të jenë në një lidhje. Mos bëni gjëra për të cilat të pendoheni shpejt. Financat do përkeqësohen për shkak të disa shpenzimeve të pamenduara që keni kryer së fundmi.

Shigjetari
Nëse jeni të dashuruar do ndiheni të qetë dhe nuk do keni probleme gjatë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do tregoheni të kuptueshëm dhe do toleroni herë pas here. Beqarët gjithashtu do jenë me fat dhe do mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do vazhdojnë të jenë në të njëjtën situatë si më parë. Nuk do ketë vështirësi.

Bricjapi
Ata që janë në një lidhje do kenë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe mbështetje nga partneri i tyre sot. Mund edhe t’ia kërkoni atij këtë pa druajte sepse ai do jetë në humor dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqarët me shumë gjasë do takojnë personin që kanë ëndërruar gjithmonë. Nëse nuk tregoheni të matur në planin financiar do keni probleme serioze.

Ujori
Sido që të jenë rrethanat në jetën tuaj në çift, sot do bëni çmos që të qëndroni sa më afër partnerit tuaj dhe të flisni gjerë e gjatë për gjithçka. Ai nga ana tjetër do jetë i gatshëm t’iu dëgjojë dhe t’iu mbështesë. Beqarët do kenë një ditë emocionuese falë disa propozimeve emocionuese që do iu bëhen. Në planin financiar do keni mbështetjen e disa familjarëve.

Peshqit
Lidhja me partnerin do vazhdojë të jetë e fortë edhe gjatë kësaj dite. Do kaloni çaste romantike dhe mjaft emocionuese së bashku. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, ndërsa për dashuritë e mëdha dhe jetëgjata do iu duhet ende të presin. Në planin financiar do jeni të vendosur dhe mjaft këmbëngulës që ta përmirësoni sa më shpejt situatën.