
Dashi
Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet të toleroni me tepër dhe të bëni sakrifica për të ruajtur harmoninë. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse dhe do fillojnë një etapë të re në jetën e tyre. Perspektivat financiare janë të mira. Nuk do jetë e nevojshme të kurseni aq sa më parë për të ruajtur ekuilibrin.

Demi
Venusi do jetë planeti që do iu mbështesë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift. Pasioni do rizgjohet dhe do përjetoni emocionet si në fillimet e lidhjes. Beqarët do kenë mundësi te zgjedhin personin e duhur falë mundësive të shumta që do iu jepen për takime. Financat do jenë goxha të mira. Do keni mundësi të kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.

Binjakët
Do jeni ne humor gjatë kësaj dite dhe të gatshëm të bëni edhe çmenduri vetëm që lidhja juaj të rifitojë entuziazmin e dikurshëm. Partneri do jetë i të njëjtës mendje me ju. Beqarët do kenë një ditë normale. Nuk do mërziten as me statusin që kanë. Në planin financiar duhet bërë kujdes sepse çdo gabim i vogël mund të bëhet shkatërrues për ju.

Gaforrja
Do keni zënka të shumta sot me atë që keni në krah. Do jeni gjithë kohës të stresuar dhe të mërzitur. Flisni me ndonjë mik të ngushtë. Beqarët nuk duhet të tregohen të paduruar sepse do gabojnë. Mire do jetë t’i merrni gjërat sa më shtruar. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Të paktën në këtë sektor do jeni edhe më të qetë.

Luani
Ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të ndërlikohet mjaft sot. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do pranoni aspak të toleroni. Beqarët nuk do jenë aspak fatlumë në dashuri dhe do vazhdojnë të jenë në kërkim të princit të kaltër. Në planin financiar duhet të luftoni shumë që të ruani ekuilibrin. Herë pas here mund të tundoheni dhe të kryeni shpenzime të mëdha.

Virgjëresha
Priten probleme sot në jetën tuaj në çift të cilat do ua prishin gjithë harmoninë dhe ekuilibrin që mbizotëronte. Kujdes! Beqarët do kenë një takim vërtet të veçante dhe nga i cili mund të ndryshojë shumë gjëra në jetën e tyre. Te ardhurat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhen marrë masa që gjërat të vazhdojnë të jenë të stabilizuara edhe për disa kohë.

Peshorja
Mos u qani sot për jetën sentimentale në çift sepse ajo nuk do ketë as problemin me të vogël. Nëse doni më tepër emocione duhet të flisni me partnerin dhe të bëni atë që do iu duket më e mira. Për beqarët do jetë ditë pa fat. Edhe sot ata do mbeten sërish vetëm. Në planin financiar mos shpenzoni pa u menduar nëse buxheti nuk është i qëndrueshëm.

Akrepi
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për çiftet. Do ndiheni më së miri dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Beqarëve gjithashtu do iu rrahë zemra fort falë një takimi interesant që do realizojnë që në orët e para të mëngjesit. Në planin financiar duhet të dëgjoni edhe këshillat e disa familjarëve. Ata do iu ndihmojnë t’iu gjeni zgjidhje problemeve.

Shigjetari
Ditë e zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjithçka do shkojë mirë dhe nuk priten probleme apo debate. Beqarët do jenë sensualë dhe do marrin ftesa pa fund për të filluar histori dashurie. Nuk duhet neglizhuar asgjë sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë ndodh. Në planin financiar do ketë përmirësime të konsiderueshme falë një shpërblimi të majmë që do merrni në punë.

Bricjapi
Dëgjojeni me shumë kujdes sot atë që keni në krah dhe bëni të pamundurën që t’ia plotësoni disa dëshira. Vetëm kështu atmosfera do vazhdojë të jetë e ngrohtë. Beqarët me shumë gjasë do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do ndihen të plotësuar përfundimisht. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni vigjilentë. Po e latë pas dore menaxhimin do keni vështirësi.

Ujori
Mendohuni mirë para se të flisni sot me atë qe keni në krah sepse ai do jetë me humor të keq dhe mund të keni debate të mëdha. Beqaret nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt në krah sepse do jenë të rrethuar nga miq dhe familjarë gjithë kohës. Në planin financiar do merrni shumë fitime nga përfundimi me sukses i një projekti të nisur shumë herët.

Peshqit
Hiqeni nga mendja idenë për ta filluar nga zeroja lidhjen tuaj sepse asgjë nuk do mund të përfitonit nga kjo. Mundohuni nga ana tjetër të gjeni mënyrën për t’i zgjidhur me maturi dhe kujdes problemet. Beqarët do jenë mjaft impulsivë dhe mund të gabojnë në zgjedhjen e personave me të cilët do njihen. Financat do vazhdojnë të jenë delikate.