
Dashi
Nëse ndiheni të lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe më të këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqarët do hezitojnë të hedhin çdo lloj hapi për të filluar një lidhje dhe do mbeten me të njëjtin status. Financat fatmirësisht do jenë të mira. Gjithsesi rekomandohet që çdo lloj shpenzimi të kryhet me maturi.

Demi
Pasioni do shtohet mjaft në jetën tuaj në çift. Gjithçka do ndryshojë në jetën e tyre dhe tashme do i shohin gjërat me një sy tjetër. Beqarët do kenë sërish vështirësi për ta gjetur princin e tyre të kaltër dhe herë pas here mund të bien në melankoli. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos kërkoni që situata të përmirësohet menjëherë.

Binjakët
Gjërat nuk do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar sot në jetën tuaj në çift dhe mërzitja do e pushtojë gjithë këtë ditë. Nuk do përjetoni aspak emocionet që keni ëndërruar. Beqarët nuk duhet të vrapojnë me sy mbyllur drejt dashurisë sepse mund të pengohen dhe të lëndohen. Financat fillimisht duhet t’i riorganizoni nëse doni që situata të fillojë të përmirësohet.

Gaforrja
Ditë e paqëndrueshme dhe shpeshherë delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ecë ashtu si ju e kishit menduar. Beqarët do kenë mundësi të mira për të gjetur një person që do iu përshtatet në çdo sektor. Në planin financiar do përballeni me sfida të vështira të cilat nuk mund të kalohen pa ndihmën apo këshillat e specialistëve.

Luani
Yjet do iu bekojnë sot juve që jeni në një lidhje dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të së kaluarës. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim të veçantë. Merrini gjërat shtruar sepse nuk keni çfarë të bëni tjetër. Mërkuri do iu ndihmojë në planin financiar dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve.

Virgjëresha
Priten ndryshime shumë të mëdha sot në jetën tuaj sentimentale. Partneri do jetë i gatshëm edhe për ndonjë çmenduri dhe do iu surprizojë pa masë. Beqarët do ëndërrojnë më kot për princin e kaltër sepse mundësitë gjatë kësaj dite nuk do jenë aspak të mira. Financat nuk do jenë aspak në një gjendje të qëndrueshme. Duhet shumë maturi dhe kujdes për t’ia dalë mbanë.

Peshorja
Pozicioni i Hënës në qiellin tuaj të dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv te lidhja që keni. Do tregoheni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin. Beqarët do tërhiqen tej mase nga një person i cili nuk do i bëjë aspak të lumtur madje mund t’iu krijojë edhe ankth. Financat fatmirësisht do jenë në një gjendje të qëndrueshme. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes.

Akrepi
Marrëdhënia me atë që keni në krah do jetë e tendosur sot dhe herë pas here mund të keni edhe debate të forta. Të dy do kërkoni të dalë e juaja dhe nuk do hapni rrugë aspak. Beqarët më në fund do kenë takime të rëndësishme dhe mund të fillojnë lidhje serioze. Në planin financiar fati do iu buzëqeshë. Jo vetëm që nuk do keni vështirësi, por mund të ketë edhe përmirësime.

Shigjetari
Ambienti do jetë edhe më i ngrohtë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do afroheni mjaft me partnerin dhe do e keni më të thjeshte për të folur hapur. Beqarët mund të zbulojnë më në fund personin e ëndrrave. Gjithçka do jetë shumë më ndryshe për ta duke filluar që sot. Financat do jenë aq të mira sa mund të përfitoni për të hequr edhe disa para mënjanë.

Bricjapi
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje se kurrë sot jetës suaj në çift dhe nuk duhet absolutisht ta lini pas dore atë që keni në krah. Ka disa persona që iu vrojtojnë nga larg dhe mund të përfitojnë për t’ua rrëmbyer. Beqarët vetëm ne mbrëmje mund të realizojnë ndonjë takim interesant. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që tregohuni të kujdesshëm.

Ujori
Shprehjani partnerit tuaj sot gjithçka që ndjeni dhe mendoni dhe mos u mbyllni në vetvete. Në këtë mënyrë do i zgjidhni edhe problemet dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do bëjnë edhe sakrifica vetëm për të gjetur një person, por sërish do jenë pa fat. Financat do jenë të mira për aq kohë sa ju të tregoheni të organizuar dhe t shpenzoni me kujdes.

Peshqit
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe sërish emocionet nuk do ekzistojnë. Beqarët do jenë ende pa fat dhe nuk do e gjejnë ende personin e tyre të ëndrrave. Me financat nuk duhet të bëni çmenduri sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe do jetë e vështirë të rivendoset ekuilibri.
