
Dashi
Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj në çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma më të veçanta se më parë. Dashuria për njeri-tjetrin do jetë e zjarrtë. Beqarët jo veten që do fillojnë një lidhje, por ajo do jetë mjaft pasionante. Ne planin financiar çdo gjë do shkojë mirë sepse kohët e fundit keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat. As borxhe nuk do keni për të shlyer.

Demi
Lidhja juaj me partnerin do jetë goxha e qëndrueshme sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të mbetura pezull. Beqarët do e gjejnë më në fund një person që do ju përshtatet në çdo pike. Në planin financiar do ju duhet të ndryshoni sa më parë strategji sepse gjërat nuk po ecin mirë.

Binjakët
Dite shumë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem sado të vogël kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merreni vesh mirë me partnerin. Beqarët do jenë të vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë menjëherë qëllimit. Financat do jenë goxha të mira. Kjo do ju japë mundësinë të kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Gaforrja
Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj në çift, sot do ndiheni shumë të qetë. Do i sqaroni që në orët e para të mëngjesit mosmarrëveshjet dhe do e shihni të ardhmen me optimizëm. Beqarët nuk do duan ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen. Mërkuri do iu ndihmojnë t’i ruani sa më të stabilizuara financat.

Luani
Ditë goxha e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe partneri do ndihen me fat që ju ka në krah. Beqarët do realizojnë disa takime interesante të cilat mund edhe t’ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por gjithsesi do ja dilni të kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Virgjëresha
Do merrni disa propozime interesante sot nga partneri juaj dhe do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do ndihen më gati se kurrë të pranojnë propozime dhe të fillojnë edhe aventura kalimtare. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përkeqësuar për shkak të pamaturisë që keni treguar gjithë këto kohë. Bëni kujdes!

Peshorja
Ditë harmonike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët do takojnë persona të dashur dhe mjaft elokuentë. Mos i humbisni mundësitë për t’i njohur më mirë ata. Shpenzimet që do kryeni do jenë të konsiderueshme dhe gjendja e financave do bëhet akoma më delikate.

Akrepi
Të dashuruarit do kalojnë një ditë shumë të zakonshme dhe pa probleme. Do ndiheni mirë. Beqarët duhet të tregohen shumë të matur sot nëse pranojnë ftesat që do ju bëhen sepse jo të gjithë personat ju duan të mirën. Mos e lëndoni veten me dorën tuaj. Yjet do i favorizojnë financat. Gjendja do jetë edhe më e mirë nga sa e kishit menduar.

Shigjetari
Nuk do keni për çfarë të qaheni sot në jetën sentimentale sepse do jetë partneri ai që do mendojë për çdo. Shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Beqarët do realizojnë një nga takimet më të bukura të jetës së tyre dhe gjithçka do ju ndryshojë për mirë. Në planin financiar do ju duhet të përballeni me sfida goxha të vështira dhe delikate. Kujdes!

Bricjapi
Ditë goxha e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do bëni çfarë të mundi që të ruani klimën e ngrohtë dhe harmonike. Beqarët nuk do preferojnë të fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë që do iu jepen do jenë goxha të mira. Në planin financiar mund të përballeni me probleme për shkak të pamaturisë që keni treguar se fundmi.

Ujori
Do jeni gjithë kohës të trishtuar sot ju të dashuruarit. Asnjëri nuk do bëjë tolerime dhe secili do kërkojë ti dalë e veta. Kujdes sepse po vazhduat kështu nuk keni për të shkuar gjatë si çift. Beqarët do kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Në punë do jetë një ditë pa kurrfarë problemi. Gjithçka që dëshironi do ju realizohet.

Peshqit
Duhet te tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse përndryshe do përballeni me probleme. Për çdo mendim apo hatërmbetje flisni hapur me atë që keni në krah. Beqarët nuk do ndihen ende gati të fillojnë një lidhje. Financat do jenë goxha të mira dhe kjo do iu japë mundësinë të kryeni investimet e duhura.
