DASHI
Dashi hyn në shtator me energji dhe vendosmëri. Kjo javë mund t’ju shtyjë të merrni vendime që i keni shtyrë prej kohësh dhe të përqendroheni seriozisht te projektet tuaja. Përpjekjet e vazhdueshme do të fillojnë të japin rezultat, ndaj mos lejoni që pengesat t’ju largojnë nga objektivat.
Në dashuri gjërat marrin një drejtim të ngrohtë. Çiftet mund të shijojnë më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndërsa ata që janë vetëm mund të përjetojnë momente interesante.
Kujdes me menaxhimin e parave. Mos u mbështetni verbërisht te këshillat e të tjerëve dhe merrni vetë vendimet që lidhen me buxhetin tuaj.
Në punë keni mundësi të negocioni, të shprehni idetë tuaja dhe të vendosni më qartë prioritetet. Përpjekjet tuaja mund t’ju afrojnë me disa prej objektivave më të rëndësishëm.
DEMI
Do përjetoni një javë të qetë dhe pozitive. Intuita do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë njerëzit dhe situatat përreth, ndërsa në marrëdhënie do të ndiheni më të sigurt.
Në dashuri çiftet mund të kenë nevojë për disa kompromise, por partneri/ja do të jetë i/e gatshëm/e t’ju dëgjojë. Beqarët mund të kenë një mundësi të re sentimentale.
Situata është e qëndrueshme tek financat dhe mund t’ju lejojë të planifikoni blerje, udhëtime apo projekte të reja. Investimet e mëparshme mund të fillojnë të japin rezultat.
Përkushtimi dhe organizimi në punë do të jenë çelësi i suksesit. Mund të punoni me ritëm të lartë, por mos harroni të merrni edhe pak kohë për veten.
BINJAKËT
Binjakët duhet të mbështeten më shumë te zgjuarsia dhe strategjia sesa te nxitimi. Java mund të sjellë disa situata që kërkojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.
Disa pakënaqësi të mbledhura nga partneri/ja mund të dalin në sipërfaqe. Flisni hapur me të, por pa e kthyer çdo diskutim në konflikt.
Gjendja mbetet e qëndrueshme financiarisht. Të ardhurat mund të mbulojnë shpenzimet, por nuk është momenti për teprime.
Në punë mund të shfaqen ndryshime, një kontratë e re apo edhe mundësi për një pozicion më të mirë. Deri në mesjavë mund të ndiheni të pavendosur, por më pas gjërat do të qartësohen.
GAFORRJA
Lini pas një periudhë më të rënduar dhe nis të shohë përpara me më shumë optimizëm. Komunikimi, njohjet e reja dhe idetë e ndryshme do të jenë në qendër të javës.
Në dashuri pasioni rikthehet dhe marrëdhënia mund të marrë një tjetër dimension. Bisedat e sinqerta me partnerin do t’ju ndihmojnë të afroheni më shumë.
Duhet të tregoheni më të kujdesshëm tek shpenzimet. Mos lini pas dore faturat, llogaritë apo shpenzimet e përditshme.
Në punë krijimtaria juaj do të jetë në kulm. Nëse kërkoni punë të re, mund të shfaqen mundësi interesante, ndërsa një trajnim apo projekt i ri mund t’ju hapë dyer të rëndësishme.
LUANI
E nisni javën me më shumë qartësi dhe besim. Mund të arrini një ekuilibër më të mirë mes jetës personale dhe profesionale dhe të ndiheni më të sigurt për të ardhmen.
Në dashuri sharmi dhe aftësia juaj për të komunikuar do t’ju bëjnë të dalloheni. Beqarët mund të kenë njohje të reja, ndërsa çiftet mund të forcojnë lidhjen.
Kërkohet disiplinë tek financat. Shpenzimet impulsive mund t’ju prishin ekuilibrin, ndaj tregohuni më të matur.
Përparimi është i dukshëm në punë dhe po jepni rezultate. Megjithatë, respektoni hapësirën dhe kompetencat e kolegëve.
VIRGJËRESHA
Do jeni ndër shenjat më të vendosura të javës. Qëllimet janë të qarta dhe përkushtimi mund t’ju çojë drejt rezultateve të rëndësishme.
Beqarët mund t’i japin më shumë hapësirë jetës sentimentale. Për çiftet, java mund të sjellë hapa të rëndësishëm, madje edhe zyrtarizim të marrëdhënies.
Situata është shumë e favorshme tek financat. Mund të ketë rritje page, ngritje në detyrë ose kthim të një investimi të mëparshëm.
Ambicia dhe idetë e reja do të jenë në avantazhin tuaj në punë. Përkushtimi do të shpërblehet.
PESHORJA
Peshorja përballet me një javë plot mundësi. Mund të shfaqen rrugë të reja, por duhet të kapërceni frikërat dhe të besoni më shumë te vetja.
Në dashuri emocionet janë të forta dhe mund ta ndieni veten të përfshirë më shumë se zakonisht. Mos nxitoni: lërini gjërat të zhvillohen natyrshëm.
Situata përmirësohet ndjeshëm financiarisht dhe mund të mendoni për udhëtime apo plane që më parë i kishit shtyrë.
Në punë, negociatat do të jenë në qendër të vëmendjes. Këmbëngulja dhe argumentet tuaja mund t’ju çojnë drejt një rezultati të favorshëm.
AKREPI
Akrepi hyn në një periudhë më të qetë dhe të qëndrueshme. Disa pengesa të së kaluarës fillojnë të largohen dhe ju ndiheni më të sigurt.
Marrëdhëniet familjare dhe sentimentale janë në një fazë të mirë. Megjithatë, fundjava mund të sjellë një kërkesë apo propozim të papritur që kërkon reflektim.
Përqendrohuni te çështjet që kanë vërtet rëndësi përsa u përket financave dhe shmangni shpërndarjen e energjisë në gjëra dytësore.
Përkushtimi juaj në punë do të vlerësohet. Mund të fitoni më shumë autoritet dhe mbështetje për idetë tuaja.
SHIGJETARI
Duhet të tregoni realizëm dhe durim. Disa situata mund të mos ecin aq shpejt sa dëshironi, por aftësia juaj për të argumentuar do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje.
Në dashuri, emocionet janë të forta dhe mund t’ju bëjnë më të paduruar. Tregohuni më të butë dhe dëgjoni partnerin.
Mund të shfaqen mundësi interesante, përfshirë investime. Megjithatë, shmangni shpenzimet e pamenduara.
Në punë mund të hasni kundërshtime apo vështirësi në bashkëpunim, por qetësia dhe këmbëngulja do t’ju ndihmojnë t’i kapërceni.
BRICJAPI
Bricjapi mund të përballet me një javë intensive, por nëse arrini të shihni pamjen e përgjithshme dhe jo vetëm detajet, do të dalloni mundësitë që ju ofrohen.
Komunikimi i qartë do të jetë i rëndësishëm në dashuri. Disa prova të vogla mund ta forcojnë marrëdhënien nëse përballohen me sinqeritet.
Mund të shfaqen mundësi të rëndësishme për fitime financiare. Investimet e mëparshme mund të sjellin rezultate më të mira nga sa prisnit.
Përpjekjet dhe përkushtimi juaj mund të sjellin vlerësim në punë, autoritet dhe më shumë liri në realizimin e ideve.
UJORI
Hyni në një periudhë më dinamike. Njohjet, daljet dhe komunikimi me të tjerët mund t’ju nxjerrin nga rutina dhe t’ju sjellin përvoja të reja.
Aura juaj është veçanërisht tërheqëse në dashuri. Mund të ketë njohje të reja dhe madje edhe një dashuri që lind papritur.
Stabiliteti i plotë ekonomik kërkon ende pak kohë. Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet e mëdha dhe prisni para se të merrni vendime të rëndësishme.
Edhe nëse përballeni me disa pengesa në punë, idetë tuaja të reja mund të marrin vëmendjen dhe mbështetjen që kërkoni.
PESHQIT
Duhet të gjeni ekuilibrin mes nevojave të tyre dhe kërkesave të njerëzve përreth. Vendosja e kufijve do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.
Java është mjaft pozitive. Beqarët mund të kenë mundësi të reja, ndërsa çiftet mund të afrohen më shumë dhe të hedhin hapa drejt një angazhimi serioz.
Mund të ketë përmirësime të ndjeshme përsa i përket portofolit. Fitimet mund të vijnë nga puna, një investim i mëparshëm apo edhe nga një burim i papritur.
Karizma juaj do t’ju ndihmojë të dalloheni në punë. Nëse flisni hapur për shqetësimet me kolegët apo eprorët, mund të gjeni lehtësisht një zgjidhje të përbashkët.



