Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Pas një periudhe paksa delikate dhe të paqëndrueshme për jetën tuaj në çift, më në fund do e stabilizoni situatën. Do jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë. Beqarët do jenë të vendosur t’a bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shumë kujdes sepse në çdo moment situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Dielli do jetë planeti që do e mbrojë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Që në orët e para të mëngjesit do mendoni t’a surprizoni partnerin në mënyrë që ai t’a ketë vëmendjen vetëm tek ju. Beqarëve do iu rrahë zemra fort për një person që për fatin e tyre te keq është në një lidhje. Financat duhet t’i mbani në gjendjen që janë. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vështirësi.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Jeta juaj në çift do kalojë në plan të parë gjatë kësaj dite. Do bëni çfarë të mundni që t’a stabilizoni sa më parë situatën. Beqarët do jenë me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre të kaltër. Gjithçka do ndryshojë në jetën e tyre. Financat do jenë të qëndrueshme në përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund të tronditet sërish.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Dita e sotme do jetë goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ata që janë në një lidhje. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme kështu që shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqarë duhet të përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft në planin financiar. Do jeni të qartë sa shpenzime të kryeni.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Do i zgjidhni një pjesë të problemeve që keni pasur në çift kohët e fundit dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër tashmë. Edhe beqarët do jenë më të kujdesshëm me hapat që do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bërë sakrifica të rrezikshme vetëm për të pasur dikë në krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe të përballeni me surpriza të këqija.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift, përkundrazi për disa do mbizotërojë rutina. Nga ana tjetër beqarët do kenë një ditë shumë energjike dhe të mbushur me takime të njëpasnjëshme. Gjithçka mund të ndryshojë për ta nëse vërtet e dëshirojnë. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Në orët e para të mëngjesit jeta juaj në çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi më të qetë. Beqarët duhet të tregohen realistë dhe të mos kërkojnë gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Në planin financiar duhet të shpenzoni me shumë maturi sepse situata nuk do jetë aspak e favorshme.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Jupiteri do sjellë fat në jetën tuaj në çift sot. Do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dikur dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët do kërkojnë në çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shumë më afër sesa ata e mendojnë. Financat do jenë goxha të stabilizuara. Përfitoni për të kryer ndonjë investim të rëndësishëm.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Kujdes mos e prekni partnerin në pikat e tij të dobëta sot sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe mund të keni debate të zjarrta. Beqarët nuk do arrijnë dot t’a gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe herë pas here do e vuajnë vetminë. Në planin financiar duhet ti merrni gjërat më seriozisht dhe të mos prisni përkeqësimin e situatës për të marrë masa.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Mos krijoni iluzione të kota sot në jetën tuaj në çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë. Beqarët duhet të përfitojnë nga ftesat që do iu bëhen dhe jo të mbyllen në vetvete. Vetëm në këtë mënyrë jeta e tyre mund të ndryshoje. Financat do fillojnë që sot të kenë disa përmirësime. Shumë shpejt gjendja do bëhet edhe më e favorshme.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Lidhja me partnerin do jetë më e mirë se kohët e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten të pazgjidhura. Beqarëve do iu shfaqet papritur një person interesant në pamje dhe që vlen me të vërtetë shumë në çdo anë. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jetë aq e keqe sa disa kohë më parë.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Asgjë e veçantë nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni një ditë të zakonshme, por fatmirësisht pa debate apo probleme. Beqarët do kenë njohje të reja me persona që vërtet ia vlejnë për t’u pasur në krah. Merrni kohën e duhur para se të kaloni në një tjetër stad. Financat do kenë përmirësime falë një shume parash që do merrni nga familjarët.