Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Gjatë kësaj dite do ndiheni mjaft të lumtur pranë atij që dashuroni. Në krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do ju duket vetja si një princeshë. Beqarët do realizojnë një takim vendimtar në orët e mesditës. Mirë do jetë që t’i merrni gjërat shtruar. Në planin financiar planetët do krijojnë kushtet e duhura që gjërat të ecin si duhet. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga Venusi. Do ruani një marrëdhënie të ngrohtë me atë që keni në krah dhe gjërat do ecin si i kishit menduar. Beqarët ka shumë mundësi të dashurohen pas një personi diskret, por që mbart në vetvete mjaft vlera. Në planin financiar do jeni mjaft të organizuar dhe gjendja nuk do ketë probleme aspak.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Nëse lidhja juaj ia ka dalë me sukses të përballojë gjithë problemet e disa ditëve më parë, edhe sot situata do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme. Beqarët do kërkojnë me ngulm të bëjnë për vete dikë, por ka mundësi të mos ja dalin mbanë. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Do i shlyeni edhe borxhet e marra kohë më parë.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Sot do kaloni disa momente delikate me atë që keni në krah dhe do ndiheni keq. Gjithsesi mirë është të mos nxitoheni të merrni vendime për të cilat do pendoheni shpejt. Beqarët do jenë shumë të shoqërueshëm dhe do takojnë persona vërtet mjaft të veçantë. Shumë shpejt do e ndryshojnë edhe statusin. Me paratë nuk do i keni punët aspak mirë. Priten vështirësi.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Do duhet të bëni edhe pak më tepër durim sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të ecin si duhet. Kujdes edhe me kokëfortësinë. Beqarët më në fund do e realizojnë takimin që kanë ëndërruar dhe do e shohin jetën me një sy tjetër. Me financat do merreni shumë kohë, por sërish nuk do arrini t’i përmirësoni aq sa duhet. Kënaquni ndonjëherë edhe me pak.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Do zgjoheni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Asgjë që do iu thotë apo që do iu bëjë ai nuk do ju pëlqejë. Edhe beqarët nuk do ndihen gati për të hedhur hapa më tej, pavarësisht se mundësitë do ekzistojnë. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për t’i zgjidhur problemet sepse mund të gaboni rëndë.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Priten ndryshime shumë të mëdha gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Pas problemeve dhe hatërmbetjeve, do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do kenë ndryshime shumë të mëdha dhe të papritura në jetën sentimentale. Financat nuk do jenë aq të mira sa për të kryer investime të tejskajshme. Çdo hap duhet hedhur i mirë menduar.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Do ndiheni si të huaj me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk ka për të ecur si e kishit menduar. Ata që kanë pasur probleme serioze që prej kohësh do mendojnë edhe për një ndarje. Beqarët do vazhdojnë të mbeten sërish të vetmuar. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe debatet do jenë shumë të forta. Beqarët më në fund do e bëjnë për vete dikë që do ua ndryshojë rrënjësisht jetën. Buxhetin nuk duhet ta lini shumë pas dore sepse gjendja do ju përkeqësohet shpejt.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Ditë e shkëlqyer për ata që janë ne një lidhje. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe marrëdhënia do jetë e ngrohtë. Beqarët do realizojnë disa takime mbresëlënëse të cilat do i mahnitin. Mirë është që të njiheni për pak kohë me ata persona para se të merrni vendime. Në planin financiar do keni disa probleme të vogla të cilat mund të zgjidhen me pak maturi.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Do ketë disa debate dhe mosmarrëveshje sot në jetën tuaj në çift, por asgjë e rendë nuk pritet që të ndodhë. Mos e lëshoni veten, por tregohuni optimistë. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë deri në fund dashurinë, por pa shumë fat. Mërkuri do influencojë gjithë kohës financat. Do jeni shumë më të kthjellët se më parë dhe gjendja do fillojë të përmirësohet.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Mos kërkoni të dominoni mbi tjetrin gjatë kësaj dite sepse kjo do jetë e pamundur. Mirë do jetë të ruani ekuilibrin. Beqarët nuk do e kërkojnë me patjetër një person në krah, por shumë gjëra do ju ndodhin si me magji. E rëndësishme është që emocionet do jenë goxha të fuqishme. Buxhetin do e riorganizoni dhe do ndiheni shumë më të qetë.