Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Ditë vendimtare kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra do vendosen për ta kështu që çdo hap duhet hedhur i mirëmenduar. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave që do i joshin sepse mund të zhgënjehen shpejt. Në planin financiar duhet të studioni me kujdes situatën në të cilën ndodheni para se të kryeni shpenzime.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Duhet të tregoheni disi më të përgjegjshëm sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të ecin mirë. Nëse keni pasur mosmarrëveshje pa fund nuk duhet të nxitoheni t’i jepni fund gjithçkaje. Beqarët ka shumë mundësi që të fillojnë sot një histori dashurie serioze. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Po shpenzuat kuturu do keni vështirësi.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Ka rrezik që mosmarrëveshjet në çift të jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah. Edhe beqarët nuk do jenë në ditën e tyre më të mirë, kështu që sërish do mbeten vetëm. Nuk duhet në asnjë mënyrë të kërkojnë t’i bëjnë gjërat me ngulm. Financat do ekuilibrohen tej mase. Do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Do kaloni momente shumë të lumtura sot në krahët e atij që dashuroni. Klima do ngrohet nga ora në orë dhe kënaqësitë do jenë të mëdha. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e yjeve. Ata do bëjnë çmos që të krijojnë kushtet e duhura për t’u dashuruar marrëzisht. Financat duhet të mundoheni t’i mbani sa më të stabilizuara që të mundeni. Shpenzoni me kursim.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Duhet të tregoheni shumë të matur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse gabimi më i vogël mund të sjellë mosmarrëveshje të mëdha dhe afatgjata. Beqarët do njihen sot me persona vërtet interesantë dhe me shumë botë. Ia vlen që ti keni në krah. Situata financiare do jetë paksa e ndërlikuar. Mos ndërmerrni shumë rreziqë nëse nuk doni të keni vështirësi më pas.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Venusi do iu japë gjatë gjithë kohës mbështetjen e tij në planin sentimental. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe do dashuroheni plot pasion. Beqarët duhet të tregohen të duruar sepse po u nxituan mund të gabojnë rëndë. Nëse keni probleme financiare duhet të mos kërkoni mbështetjen e të tjerëve, por të mundoheni t’i zgjidhni vetë gjërat.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Asgjë nuk ka për të shkuar si duhet dhe shpeshherë do mërziteni. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të filluar një histori dashurie. Edhe sot do vazhdojnë të mbeten me të njëjtin status. Plutoni do jetë planeti që do ua mbrojë financat dhe nuk do iu lejojë të kryeni shpenzime kuturu.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Ata që janë në një lidhje do kërkojnë më tepër pavarësi dhelini. Për gjithçka duhet të flisni me partnerin, jo të vendosni sipas mendjes. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Situata financiare do jetë goxha delikate. Tregohuni realistë dhe mos shpenzoni kurrsesi shuma marramendëse.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Ditë shumë pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Shfrytëzoni çdo moment. Beqarët duhet t’i shprehin pëlqimet sa më parë, jo të presin derisa dikush tjetër t’ua rrëmbejë personat që ata ua kanë vënë syrin. Financat do jenë të mira, megjithatë nuk rekomandohet të kryeni investime të mëdha.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Shmangni përballjet me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të keni debate të forta. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet t’i besojnë verbërisht dikujt që do i joshë sepse ndonjëherë pamja të zhgënjen. Gjendja e të ardhurave do jetë goxha e mirë, kështu që mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Do mërziteni me partnerin tuaj sot që në orët e para të mëngjesit. Reflektoni me kujdes për gjithçka dhe do e kuptoni që edhe ai nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër për vendimin e marrë. Beqarët duhet të tregohen sa më të hapur dhe të pranojnë ftesat që do iu bëhen. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aspak problematike falë përkujdesit që keni treguar.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Ata që janë në një lidhje do bëjnë çfarë të mundin në mënyrë që ta stabilizojnë jetën në çift. Priten takime shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë vetëm. Zemra do fillojë t’iu rrahë shpejt dhe emocionet do jenë të forta. Të ardhurat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Tregohuni të matur me shpenzimet dhe me huatë.