Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Do ketë mosmarrëveshje pa fund gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do hapni rrugë në asnjë moment dhe partnerin kjo do e mërzitë më shumë. Beqarët do e takojnë më në fund princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një tjetër etapë në jetën e tyre.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Ditë mjaft e qëndrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët do gjenden përballë një zgjedhjeje të vështirë. Merrni kohën e duhur për t’u menduar para se të veproni. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Duhet të keni më tepër besim te partneri juaj gjatë kësaj dite dhe ta lini të lirë veten në krahët e tij. Do e shihni që do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim, mirëpo as sot nuk do arrijnë ta gjejnë atë që kërkojnë. Financat do jenë të mira.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë goxha e qëndrueshme. Në mëngjes do ketë disa debate të vogla të cilat do zgjidhen në çast. Për beqarët do jetë Plutoni planeti më i favorshëm. Shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet sepse rrallë do vijnë momente të tilla.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Do i rregulloni shpejt e shpejt problemet që ju kishin dalë në jetën tuaj në çift dhe që nga mesdita gjërat do jenë shumë më ndryshe për ju. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do krijojë një tjetër atmosferë në jetën e tyre. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhet të shpenzoni me kursim.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Ditë goxha e mirë dhe e mbushur me momente të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Shfrytëzojeni deri në minutën e fundit dhe shprehni sa të mundni ndjenjat. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Në planin financiar Mërkuri do ua qartësojë mendimet dhe do dini mirë sa të shpenzoni.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Do hezitoni shumë sot të hidhni hapa më tej në jetën në çift sepse do keni disa dyshime mbi partnerin. Do bëni mirë të flisni sa më hapur me të dhe t’i sqaroni gjërat sa pa qenë vonë. Beqarët do jenë në humorin e duhur për të dalë e për ta kërkuar dashurinë, deri në orët e vona nuk i dihet se çfarë ndodh.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kësaj dite jetën sentimentale të çifteve. Jo vetëm që nuk do ketë debate, por priten çaste fantastike dhe surpriza të mrekullueshme. Për beqarët nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme, kështu që më mirë t’i marrin gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar me ngulm dashurinë.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Do ketë edhe pasion, por edhe konflikte të zjarrta sot në jetën tuaj në çift. Emocionet do jenë në çdo moment të fuqishme. Beqarët do tërhiqen tej mase nga një person që do takojnë dhe që do jetë me një nënshtetësi tjetër. Mos u stepni t’ia shprehni pëlqimin. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin e shpenzimeve.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Ka rrezik që t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe të merreni me të tjera çështje të rëndësishme. Ai në fakt do ndjehet keq dhe mund të kërkojë ngushëllim diku tjetër. Edhe beqarët nuk do e kenë aspak mendjen te dashuria. Të tjera mendime vlojnë në mendjen e tyre.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Do përballeni me disa situata delikate sot në jetën tuaj në çift. Partneri do presë shumë nga ju ndërkohë që ju do e zhgënjeni pa masë. Pranojini gabimet. Beqarët do duan të përfitojnë sa më shumë nga liria që kanë dhe nuk do kërkojnë me ngulm dikë për ta pasur në krah.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Mundohuni t’i jepni fund sa më shpejt rutinës që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe të provoni eksperienca të reja me partnerin. Beqarët nuk duhet t’i refuzojnë propozimet dhe fjalët e ëmbla sepse përndryshe kanë për të mbetur gjithmonë vetëm.