
Dashi
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do vijë duke u përkeqësuar. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësi të mira do iu dalin përpara. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate për aq kohë sa ju nuk tregoheni të kujdesshëm.

Demi
Të dashuruarit do ia kalojnë mirë pranë partnerit të zemrës dhe do ndihen gati për të marrë vendime me rendësi. Beqarët më në fund do e bëjnë për vete princin e tyre të kaltër dhe do fillojnë një histori të bukur dashurie. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë sepse situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Dëgjojini edhe këshillat e familjarëve.

Binjakët
Të dashuruarit do jenë mjaft kritikë ndaj vetes sot dhe do i pranojnë gabimet që kanë bërë me partnerin. Ai do tregohet me i kuptueshëm dhe do ju bëjë të ndiheni mirë. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe do mund të fillojnë një lidhje goxha të qëndrueshme dhe afatgjatë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do mund të kryeni investimet e dëshiruara.

Gaforrja
Do kaloni një ditë shumë të qëndrueshme gjatë kësaj dite ju që jeni në një lidhje. Me partnerin do flisni hapur për gjithçka dhe do bashkëpunoni fort. Beqarët do kenë disa takime interesante dhe nuk do e ndiejnë aspak vetminë. Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe tani e tutje. Gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë. Do mund t’i shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.

Luani
Ditë tejet e qëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Me mirëkuptim dhe dashamirësi do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Mbrëmja do jetë akoma më e zjarrtë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në planin financiar do kaloni vështirësi të shumta dhe nuk do mund të jeni në asnjë moment të qetë.

Virgjëresha
Ditë mjaft e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe në disa momente do debatoni fort me të. Beqarët mirë është të presin para se të marrin vendime. Jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken. Të ardhurat do dini si t’i mbani nën kujdes dhe nuk do kryeni investime të jashtëzakonshme.

Peshorja
Do ketë konflikte kalimtare sot në jetën tuaj në çift, megjithatë atmosfera do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Do dini si t’i kaloni telashet sa më shpejt. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak më shumë durim nëse duan të gjejnë personin më të përshtatshëm. Në planin financiar do ju duhet të merrni vendime të menjëhershme dhe situata do ju ndryshojë rrënjësisht.

Akrepi
Marrëdhënia në çift do jetë shumë e ngatërruar gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here debate të forta me partnerin dhe situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Beqarët do japin shumë nga vetja dhe më në fund do e bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer. Për stabilizimin e financave mos u mbështetni aspak tek ndihma e miqve sepse do zhgënjeheni.

Shigjetari
Do e dëgjoni me kujdes partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë që të bjerë kundër me idetë e tij. Bashkëpunimi do vazhdojë të jetë i fortë. Beqarët do bien në dashuri me shikim të parë me një ish-të dashurin e një shoqeje. Mos lejoni që kjo t’iu pengojë të ecni më tej. Financat do jenë delikate, kështu që duhet të merrni masa strikte për t’ia dalë.

Bricjapi
Sot dita do jetë e mrekullueshme nëse bëni kujdes me xhelozinë dhe tregoheni disi më të hapur. Në të kundërt do keni mosmarrëveshje të forta. Beqarët do takojnë disa persona, por asnjëri nuk do ua mbushë mendjen sa për të filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do jetë goxha e qëndrueshme. Nuk do keni vështirësi për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.

Ujori
Gjithçka do shkëlqejë sot në jetën tuaj në çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura do jenë akoma më të shumta se më parë. Edhe beqarët do kalojnë një ditë të bukur dhe me disa takime interesante. Më vonë e dinë vetë ata se çfarë do bëjnë. Në planin financiar do iu jepet mundësia t’a përmirësoni situatën. Do jeni edhe më të qetë.

Peshqit
Do jeni shumë diplomatë ju të dashuruarit dhe do dini si t’a mbani pas vetes partnerin tuaj. Çdo gjë do ju shkojë ashtu si e keni programuar në mendjen tuaj. Beqarët do e shfrytëzojnë në maksimum lirinë që kanë dhe as qe do ju shkojë nëpër mend të kërkojnë një lidhje. Në planin financiar do jeni shumë të papërqendruar dhe do shpenzoni pa reflektuar më parë.
