Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Të nxitur nga Merkuri dhe Plutoni, do e përmirësoni ndjeshëm sot jetën tuaj në çift. Do jeni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me personin që keni në krah. Beqarët do kenë një ditë të animuar dhe plot takime impresionuese. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën! Në planin financiar nuk do keni probleme, mirëpo yjet rekomandojnë maturi me çdo lloj shpenzimi.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Do ketë goxha konflikte sot mes jush dhe personit që keni në krah dhe ato do e pështjellojnë tej mase situatën. Do jeni nervozë dhe të stresuar për diçka. Më mirë flisni hapur me të. Beqarët do fillojnë ta joshin personin që kanë pëlqyer prej kohësh. Në planin financiar Mërkuri do iu ndihmojë të vendosni rregullin. Gjërat do ecin më së miri.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Do ndiheni mjaft të lumtur sot në krahët e partnerit tuaj dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Shpesh do iu duket vetja si një princeshë në kështjellën e lumturisë. Beqarët le të njihen me persona të rinj, por në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohen dhe të hedhin hapa të mëtejshëm. Në planin financiar është momenti i duhur për ta konsoliduar situatën.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Mos bëni gabim të rrini në qetësi gjatë kësaj dite sepse kjo mund të jetë shkatërruese për jetën në çift. Duhet të flisni hapur për gjithçka dhe sa më parë. Beqarët do hedhin hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje mjaft të qëndrueshme dhe emocionuese. Edhe situata financiare pritet të stabilizohet. Kjo do iu bëjë të ndiheni më të qetë kur shpenzoni.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Priten momente goxha interesante gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Partneri do iu bëjë disa surpriza dhe ju do ndiheni mjaft mirë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Duhet ende të bëheni të duruar, ndryshe mund të gaboni. Në planin financiar do jeni shumë të zotët dhe do kryeni transaksione me rëndësi të madhe.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Lidhja juaj me partnerin do forcohet edhe me tepër gjatë kësaj dite. Do ndani çdo mendim dhe opinion me partnerin tuaj dhe gjërat do ecin si duhet. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do arrijnë dot të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Kënaquni me ndonjë aventurë të këndshme. Në planin financiar do jeni shumë të zotët dhe do arrini ta stabilizoni situatën.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Edhe nëse keni probleme me partnerin nuk duhen ndërmarrë vendime sot. Nxitimi mund t’iu çojë drejt gabimeve. Beqarët do kenë flirtime pa fund dhe mundësitë për të filluar një lidhje do jenë të shumta. Gjithçka do ndryshoje sot për ta. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri. Do e dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që të mos keni vështirësi.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Shumë planetë do e influencojnë sot jetën tuaj në çift. Dita do jetë e animuar dhe mjaft e bukur. Partneri do mundohet gjithë kohës t’iu mbajë pranë dhe t’iu bëjë të lumtur. Beqarët do fillojnë t’i shohin gjërat me një sy tjetër dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat do kenë tronditje për shkak të disa shpenzimeve të konsiderueshme që do iu duhet të kryeni.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Ka shumë rrezik që sot ta tradhtoni partnerin tuaj me një mik të tij. Ai në fakt ka kohë që është munduar t’iu joshë dhe pikërisht këtë ditë do bini në kthetrat e tij. Beqarët nuk do ndihen gati për njohje të reja dhe do qëndrojnë ashtu si janë. Me financat nuk do keni probleme nëse tregoheni të matur. Mund t’ia dilni edhe duke shpenzuar pak.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Venusi do jetë i pozicionuar mirë në qiellin tuaj të dashurisë. Do kaloni momente entuziazmuese dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri do jetë në humor dhe do ua plotësojë çdo dëshirë. Beqarët bëjnë mirë t’i pranojnë ftesat që do iu bëhen dhe të njihen mirë me ata persona. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do e lejoni veten të gaboni.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Mërkuri do iu nxitë ta shtoni dialogun në çift dhe ta forconi bashkëpunimin. Dita do jetë e këndshme dhe pa ndonjë problem. Edhe beqarët do kenë një ditë të animuar dhe të mbushur me takime impresionuese. Të rrallë do jenë ata që nuk do fillojnë një lidhje. Financat do ua mbrojnë të gjithë planetët kështu që mund të rrini të qetë në këtë sektor.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Nuk do jetë ditë aspak e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni debate të njëpasnjëshme me të dhe asgjë nuk do ecë sipas planeve. Beqarët ka shumë mundësi të kenë tërheqje të mëdha fizike dhe nuk do mundojnë as dashuritë me shikim të parë. Investimet e mëdha nuk duhet t’i kryeni sot. Ende nuk ka ardhur koha e duhur.