Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Mos e lodhni veten më shumë sa duhet. Do t’ju duhet kohë për të marrë veten, pas sfidave me të cilat u përballët një ditë më parë. Tregohuni të mirë me veten dhe me të tjerët.

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Dikush do të kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë sot, ndaj lini mënjanë çështje të parëndësishme dhe fokusohuni tek ajo. Kujtohuni gjithashtu se dashuria është më e rëndësishme se suksesi.

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Nuk do ta keni të vështirë për të falur, por mos harroni që dikush u përpoq të përfitonte atëherë kur ishit më keq se kurrë. Nëse e bënë një herë, mund ta provojnë sërish. Tregohuni të kujdesshëm.

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Dashuria dhe pasioni në jetën tuaj do të jenë dominante, por sot duket se nuk do të jenë të mjaftueshme për të shprehur ndjenjat tuaja. Mos u shqetësoni, njerëzit që kanë rëndësi e dinë sesa shumë i doni.

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Mos e shpenzoni kohën dhe energjinë me njerëz dhe situata të parëndësishme. Kjo vlen edhe për paratë, që nuk duhet t’i shpenzoni për gjëra që nuk ju duhen. Kontrolloni emocionet sot, ashtu sikurse edhe portofolin.

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Jeni bërë tejet romantikë kohët e fundit, por ekziston rreziku që do të shkoni shumë larg dhe të bëni publike ndjenja. Nuk është në natyrën tuaj që të jeni të hapur me atë që ndodh në zemrën tuaj.

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Sa më shumë përpiqeni t’i bini në sy punëdhënësve, aq më shumë gjasa ka që ata ta marrin për servilizëm, ndaj uleni disi ritmin. Ata që kanë rëndësi e dinë se çfarë jeni të aftë të bëni, mos u sforconi.

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Dikush që zakonisht është personi që sjell gjallëri në grup nuk do të jetë në formën. Bëni gjithçka mundeni për t’i rikthyer humorin. Kujtojini gjithë gjërat e bukura që e rrethojnë, përfshirë shoqërinë tuaj.

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Në një mënyrë apo një tjetër do t’ia arrini qëllimit sot, por nëse tregoni të zgjuar, nuk do të ketë nevojë të sforcoheni më shumë sa duhet, sidomos me njerëz të cilët kanë tendencën t’i ikin përgjegjësisë.

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Kohët e fundit pjesë e jetës tuaj janë bërë njerëz të rinj, megjithatë nuk ka garanci se do të qëndrojnë aty. Nëse dikush për të cilin keni ndjenja kërkon të largohet, lëreni të lirë.

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Nëse instikti ju thotë se një rrezik i përllogaritur mirë mund të sjellë përfitime në terma afatgjatë, mos e lini të shkojë. Por nëse në këtë mes luhen paratë, do të ishte mirë që mos vendosni gjithçka keni në një vend.

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit

Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe kështu do të ndodhë pjesën e mbetur të javës. Shfrytëzojeni situatën, megjithatë mos e humbni kontrollin. Ka gjëra më të rëndësishme sesa të qenit popullor.

Dashi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Dashi

Demi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Demi

Binjaket - Horoskopi - Gazeta Shqip

Binjakët

Gaforrja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Gaforrja

Luani - Horoskopi - Gazeta Shqip

Luani

Virgjeresha - Horoskopi - Gazeta Shqip

Virgjëresha

Peshorja - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshorja

Akrepi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Akrepi

Shigjetari - Horoskopi - Gazeta Shqip

Shigjetari

Bricjapi - Horoskopi - Gazeta Shqip

Bricjapi

Ujori - Horoskopi - Gazeta Shqip

Ujori

Peshqit - Horoskopi - Gazeta Shqip

Peshqit